Mospërputhje të votave, këto janë 7 vendvotimet nga Suhareka që po rinumërohen
Në mesin e këtyre 291 vendvotimeve, bëjnë pjesë edhe 7 vendvotime të Komunës së Suharekës të cilat janë duke u rinumëruar. Siç mëson SuharekaOnline bëhet fjalë për vendvotimin 2405A/03R në Greikoc, 2409A/03D në Vraniq, 2414A/01R në Leshan, 2418A/04D në Samadraxhë, 2421A/02D në Semetisht, 2426A/02R në Bllacë dhe 2431A/01D në Tërrnje. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir […]
Në mesin e këtyre 291 vendvotimeve, bëjnë pjesë edhe 7 vendvotime të Komunës së Suharekës të cilat janë duke u rinumëruar.
Siç mëson SuharekaOnline bëhet fjalë për vendvotimin 2405A/03R në Greikoc, 2409A/03D në Vraniq, 2414A/01R në Leshan, 2418A/04D në Samadraxhë, 2421A/02D në Semetisht, 2426A/02R në Bllacë dhe 2431A/01D në Tërrnje.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi deri te vendimi për rinumërimin e këtyre vendvotimeve ka ardhur pasiqë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vërejtur mospërputhje të votave të subjekteve politike me ato të kandidatëve.
Po ashtu ai shtoi se rinumërimi i këtyre vendvotimeve mund të marrë kohë disa ditë.