Mjekët në specializim, AMF-të e Suharekës mbesin vetëm me infermierë

24.04.2021

Në tetor të vitit të kaluar rreth 50 mjekë të kujdesit primar nga Komuna e Suharekës kanë fituar të drejtën për shkollim specialistik në Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës. Disa nga këta mjekë ka muaj që kanë filluar specializimet në drejtimet e tyre, ndërsa disa nga Ambulantat e Komunës së Suharekës kanë mbetur […]

Mjekët në specializim, AMF-të e Suharekës mbesin vetëm me infermierë Foto: Ilustrim

Në tetor të vitit të kaluar rreth 50 mjekë të kujdesit primar nga Komuna e Suharekës kanë fituar të drejtën për shkollim specialistik në Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës.

Disa nga këta mjekë ka muaj që kanë filluar specializimet në drejtimet e tyre, ndërsa disa nga Ambulantat e Komunës së Suharekës kanë mbetur pa mjek.

Ambulanta e Mjekësisë Familjare në Dobërdelan të Suharekës, ka katër muaj që ka mbetur pa mjek, ku banorët e këtij fshati detyrohen që shërbimet mjekësore t’i marrin diku tjetër.

Gjendje e njëjtë është edhe në pesë ambulanta të tjera të Komunës së Suharekës.

Ndërsa, për këtë situatë në një prononcim për Klan Kosova ka folur drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi, e cila për këtë thotë se fajin e ka Ministria e Shëndetësisë, e cila sipas saj nuk është koordinuar për planifikimin e shkollimit për specializantët.

”Në specializim kanë shkuar kohë pas kohe prej muajit tetor veç se kanë fillu dhe prej asaj kohe jemi duke u përball me mungesë të stafit.” ka thënë Kuqi.

Më poshtë e gjeni listën e siguruar nga SuharekaOnline me emrat e disa mjekëve të cilët janë pranuar për specializim në lëmi të ndryshme.