Mblidhet PDK e Suharekës, mbanë konferencë për media

30.04.2021

Me 16 vota pro dhe 2 abstenime Asambleja Komunale në Suharekë ka miratuar propozimin e Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Suharekë që Gjimnazi ”Jeta e Re” të riemërohet me emrin Fadil Vata. Në lidhje me këtë, PDK-Suharekë, ka mbajtur një konferencë për media, ku shefi i këtij grupi parlamentar, Jeton Rrakaqi ka shpalosur arsyet […]

Mblidhet PDK e Suharekës, mbanë konferencë për media Foto: Ilustrim

Me 16 vota pro dhe 2 abstenime Asambleja Komunale në Suharekë ka miratuar propozimin e Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Suharekë që Gjimnazi ”Jeta e Re” të riemërohet me emrin Fadil Vata.

Në lidhje me këtë, PDK-Suharekë, ka mbajtur një konferencë për media, ku shefi i këtij grupi parlamentar, Jeton Rrakaqi ka shpalosur arsyet e këtij propozimi, raporton SuharekaOnline.

Mirëpo, gjatë kësaj konference, Asambleisti i Partisë Demokratike, dega në Suharekë, Arbërim Basha nuk i ka kursyer kritikat ndaj Kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, duke ia rikujtuar atij premtimet që i kishte dhënë në vitin 2017.

Për këto dhe informacione të tjera, ndiqeni videon e mëposhtme: