Gjimnazi “Jeta e Re” në Suharekë me 82% kalueshmëri në Maturën Shtetërore, ndër më të suksesshmit në Kosovë
Gjimnazi “Jeta e Re” në Suharekë ka shënuar një tjetër sukses në Testin e Maturës Shtetërore 2026, duke arritur një kalueshmëri prej 82%.
Sipas njoftimit të shkollës, ky rezultat e rendit gjimnazin si shkollën me performancën më të lartë në Komunën e Suharekës dhe ndër gjimnazet më të suksesshme në Republikën e Kosovës.
Nga drejtuesit e shkollës u theksua se ky sukses është rezultat i përkushtimit të mësimdhënësve, punës së palodhur të nxënësve dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me prindërit.
Ata vlerësuan se, ndonëse rezultati është i lartë, ai shërben si motivim për të ngritur edhe më tej cilësinë e arsimit dhe për të synuar arritje edhe më të mëdha në të ardhmen.
Gjimnazi “Jeta e Re” ka ftuar nxënësit e rinj t’i bashkohen këtij institucioni arsimor, duke theksuar se shkolla ofron një mjedis që zhvillon dijen, talentin dhe përgatit të rinjtë për studime universitare dhe sfidat e së ardhmes.
