“Inovatorët Digjital” të gjimnazit “Jeta e re” prezantojnë projekte kreative në Ditën e Shkollës

23.05.2026

Klubi “Inovatorët Digjital” i gjimnazit Jeta e re ka vazhduar të dëshmojë talentin, kreativitetin dhe përkushtimin e nxënësve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Me ide moderne dhe punë ekipore, nxënësit kanë realizuar projekte të veçanta, duke treguar aftësi të larta në përdorimin e teknologjisë dhe zgjidhjen kreative të problemeve.

Aktivitetet janë zhvilluar nën udhëheqjen e profesoreshës Bahrije Elshani, e cila ka mbështetur dhe motivuar nxënësit gjatë gjithë procesit.Projektet dhe aktivitetet e klubit u prezantuan me rastin e Ditës së Shkollës, ku morën vëmendje dhe vlerësime për punën dhe angazhimin e treguar.

Ky sukses konsiderohet dëshmi e potencialit të madh të të rinjve dhe një frymëzim për gjithë komunitetin shkollor. Urime për arritjet dhe suksese të tjera në të ardhmen!