1.
KPF diskuton projektbuxhetin e Komunës së Suharekës për vitin 2027
07.09.2026
Në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), ku është diskutuar për planifikimet buxhetore për vitin 2027.
Takimi u udhëhoq nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bexhet Kuqi, ndërsa anëtarët e KPF-së shqyrtuan prioritetet dhe nevojat e komunës në kuadër të përgatitjes së projektbuxhetit.
Gjatë diskutimit u trajtua orientimi i mjeteve buxhetore dhe projektet që synohet të realizohen gjatë vitit të ardhshëm, me fokus në përmbushjen e nevojave të qytetarëve dhe zhvillimin e mëtejshëm të Suharekës.
Projektbuxheti për vitin 2027, pas përfundimit të procedurave të planifikimit dhe diskutimeve, pritet të procedohet për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Komunës.
