Mbi 40 mijë doza të vaksinës anti-COVID të administruara në Suharekë

17.09.2021

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit deri më tani në Suharekë janë administruar mbi 40 mijë doza të vaksinave anti-COVID. Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekës përmes një njoftimi, ka bërë të dtur se Qendra e Vaksinimit në Gjimnazi “Jeta e Re” në Suharekë ka ordinuar mbi 40.182 doza te vaksinave anti-COVID. […]

Mbi 40 mijë doza të vaksinës anti-COVID të administruara në Suharekë Foto: Ilustrim

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit deri më tani në Suharekë janë administruar mbi 40 mijë doza të vaksinave anti-COVID.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekës përmes një njoftimi, ka bërë të dtur se Qendra e Vaksinimit në Gjimnazi “Jeta e Re” në Suharekë ka ordinuar mbi 40.182 doza te vaksinave anti-COVID.

“Ju informojmë se Qendra e Vaksinimit në Gjimnazi “Jeta e Re”Suharekë ka ordinuar mbi 40.182 doza te vaksinave: AstraZeneca dhe Pfizer”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, QKMF-Suharekë ka falënderuar stafin e angazhuar në procesin e vaksinimit, për punën që janë duke e bërë.

Ndryshe, deri tani me dozën e parë në tërë Kosovën janë vaksinuar 710,945 qytetarë, ndërsa plotësisht ndaj COVID-19, pra me të dy dozat janë vaksinuar 399,341 qytetarë.

Kurse në total numri i dozave të administruara është 1.110,286.

Ndërsa, në 24 orët e fundit janë dhënë 20.675 doza të vaksinës kundër COVID-19 dhe janë regjistruar 368 raste pozitive si dhe 14 raste të vdekjes.