“Mbeturinat në oborrin e shkollës në Mushtisht”, Bajselmani: Janë hedhur qëllimisht, vetëm për t’u fotografuar!

25.07.2025

Një denoncim nga një banor i fshatit Mushtisht ka ngritur shqetësime në lidhje me praninë e mbeturinave në oborrin e shkollës së fshatit.

“Mbeturinat në oborrin e shkollës në Mushtisht”, Bajselmani: Janë hedhur qëllimisht, vetëm për t’u fotografuar! Foto: Ilustrim

Fotografitë e dërguara në redaksinë e SuharekaOnline shfaqin një hapësirë të mbushur me mbeturina, duke shkaktuar reagime dhe pyetje rreth menaxhimit të mjedisit shkollor.

Lidhur me këtë situatë, SuharekaOnline ka kontaktuar drejtorin e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani, për të marrë një prononcim.

Sipas Bajselmanit, pas kontaktit me drejtorin e shkollës “Edit Durham” në Mushtisht, dyshohet se hapësira e shfaqur në fotografi nuk është oborri kryesor i shkollës, por një zonë prapa objektit të vjetër të shkollës. Kjo zonë, sipas drejtorit të DKA-së, ka qenë një burim i vazhdueshëm problemesh si për stafin menaxhues të shkollës, ashtu edhe për komunitetin lokal.

Ai shtoi se punëtorët janë duke pastruar aty dhe se nesër nuk do të jenë më aty. Gjithashtu Bajselmani tha se ka dyshime se mbeturinat janë hedhur qëllimisht, vetëm për t’u fotografuar.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More