Janë marr edhe 14 mostra në Suharekë, 5 raste të reja dhe 9 ritestim

28.04.2020

Për të parandaluar përhapjen e covid-19 Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike në Prizren vazhdimisht është duke hulumtuar dhe gjurmuar kontakte të pacientëve nga Suhareka. Nga të gjitha kontaktet e gjurmuara kjo qendër sot në Komunën e Suharekës ka marr 14 mostra, ku prej tyre 9 janë ritestim pas 15 dite, 3 mostra të reja dhe […]

Janë marr edhe 14 mostra në Suharekë, 5 raste të reja dhe 9 ritestim Foto: Ilustrim

Për të parandaluar përhapjen e covid-19 Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike në Prizren vazhdimisht është duke hulumtuar dhe gjurmuar kontakte të pacientëve nga Suhareka.

Nga të gjitha kontaktet e gjurmuara kjo qendër sot në Komunën e Suharekës ka marr 14 mostra, ku prej tyre 9 janë ritestim pas 15 dite, 3 mostra të reja dhe 2 raste kontakti me pacientët e dializës me covid-19.

Në një prononcim për SuharekaOnline drejtori i QRSHP-së në Prizren, Dr.Fadil Kryeziu. ka konfirmuar se sot janë marrur 14 mostra.

“Po sot kemi marrur 14 mostra nga Komuna e Suharekës ku 9 mostra janë marrur nga raste të mëparshme pë ritestim, 3 mostra të reja dhe 2 mostra të kontakteve të pacientëve me dializë” ka shtuar Kryeziu.

Nga këto për ritestim nëse dalin negative, atëherë testohen prapë nesër sipas procedurës që një pacient të shpallet i shëruar duhet të rezultojë negativ në dy teste të njëpasnjëshme.

Kujtojmë se në Suharekë deri më tani janë identifikuar 35 raste me covid-19, në mesin e tyre 3 të shëruar dhe 1 i vdekur.