Maçiteva zbardhet nga bora e parë e këtij viti

02.10.2025

Fshati malor Maçiteva është zbardhur sot nga bora e parë për këtë sezon.

Pamjet e para të reshjeve janë publikuar nga banorët lokalë, të cilët kanë ndarë atmosferën e veçantë që solli mbulesa e bardhë në këtë fillim tetori.

Edhe pse jemi ende në fillim të vjeshtës, temperaturat në zonat e larta malore kanë rënë ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, duke krijuar kushte për reshje bore.

Bora e parë në Maçitevë ka sjellë jo vetëm freski në natyrë, por edhe emocione tek banorët, të cilët tashmë po përgatiten për një dimër që duket se ka nisur herët këtë vit.