Banorët e lagjes Sopa në Duhël ankohen për rrugë të mbuluara nga bora dhe ngrica

09.01.2026

Banorët e lagjes Sopa në Duhel po përballen me vështirësi të mëdha si pasojë e rrugëve të mbuluara nga bora dhe ngrica.

Banorët e lagjes Sopa në Duhël ankohen për rrugë të mbuluara nga bora dhe ngrica Foto: Ilustrim

Situata në lagjen Sopa në Duhël vazhdon të jetë shqetësuese për banorët, për shkak të rrugëve të mbuluara nga bora dhe ngrica. Qytetarët raportojnë se lëvizja është pothuajse e pamundur dhe se mungesa e pastrimit po rrezikon sigurinë e tyre.

“Nuk mundemi me lëviz”, shprehet një banor, duke theksuar se rrugët janë të rrëshqitshme dhe të pakalueshme. Sipas raportimeve të qytetarëve, në këtë zonë tashmë po ndodhin edhe aksidente, veçanërisht me automjete që humbin kontrollin për shkak të ngricave.

Banorët kërkojnë reagim të menjëhershëm nga autoritetet komunale për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve, në mënyrë që të parandalohet përkeqësimi i mëtejshëm i situatës dhe rrezikimi i jetës së qytetarëve.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More