Tetori vjen me reshje shiu e bore në vend, temperaturat zbresin deri në 1°C
Fillimi i muajit tetor do të sjellë ndryshime të ndjeshme të motit në Kosovë.
Foto: Ilustrim
E mërkurë, 1 tetor
Që nga mëngjesi, vransirat do të jenë më të shpeshta, edhe pse nuk do të mungojnë intervalet e shkurtra me diell. Gjatë mbrëmjes parashihen reshje shiu, ndërsa në zonat malore më të larta edhe reshje bore. Temperaturat do të luhaten nga 5°C deri në 8°C në mëngjes, ndërsa maksimalet arrijnë mes 13°C dhe 17°C. Do të fryjë erë mesatare nga verilindja me shpejtësi 5–10 m/s.
E enjte, 2 tetor
Reshje më të dendura e të vazhdueshme shiu do të përfshijnë vendin. Temperaturat pësojnë rënie të dukshme, duke zbritur deri në 6°C dhe 4°C. Në zonat malore reshjet e borës do të krijojnë shtresën e parë të këtij stinori dimëror.
E premte, 3 tetor
Reshjet e dëborës pritet të zbresin edhe në lartësi më të ulëta mbidetare, përfshirë pjesë të Prishtinës dhe të rrafshit të Kosovës, ku mund të formohet shtresë bore. Temperaturat minimale do të bien deri në 1°C. Moti do të shoqërohet me erëra të ftohta veriore, me intensitet mesatar 6–12 m/s.
Fundjava
Të shtunën reshjet do të pushojnë, por vransirat do të vazhdojnë të dominojnë. Intervale më të shpeshta me diell parashihen ditën e diel, kur temperaturat do të rriten deri në 15°C.