Sllovenia mbulohet nga flokët e parë të dëborës

25.09.2025

Flokët e para të dëborës së kësaj vjeshte kanë mbërritur në majat e larta malore të Sllovenisë.

Sllovenia mbulohet nga flokët e parë të dëborës Foto: Ilustrim

Sipas Agjencisë Sllovene të Mjedisit (ARSO), në stacionin më të lartë meteorologjik të vendit, në Kredaricë, janë regjistruar afërsisht një centimetër borë gjatë 12 orëve të fundit.

Meteorologët bëjnë të ditur se ky fenomen u shkaktua nga një front i ftohtë që përfshiu vendin këtë javë, duke sjellë borën e parë për sezonin e vjeshtës. Sipas tyre, në ditët në vijim mund të ketë reshje shtesë bore në lartësitë më të mëdha, por për momentin nuk pritet që këto kushte të zgjasin.

ARSO kujton se reshjet e borës në lartësitë malore nuk janë të rralla as gjatë verës e as në fillim të vjeshtës. Si shembull, Kredarica dhe Kanina kanë qenë të mbuluara me dëborë edhe në fillim të korrikut të këtij viti.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More