Largimi i të miturës nga shtëpia për të bashkëjetuar me një djalë, policia jep detaje

25.02.2021

Gjatë ditës së mërkurë në Policinë e Kosovës është raportuar për një vajzë të mitur e cila është larguar nga shtëpia e saj. Fillimisht ishte raportuar se vajza është nga Suhareka, mirëpo zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj për SuharekaOnline ka thënë se vajza e mitur është nga Gjakova, […]

Largimi i të miturës nga shtëpia për të bashkëjetuar me një djalë, policia jep detaje Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së mërkurë në Policinë e Kosovës është raportuar për një vajzë të mitur e cila është larguar nga shtëpia e saj.

Fillimisht ishte raportuar se vajza është nga Suhareka, mirëpo zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj për SuharekaOnline ka thënë se vajza e mitur është nga Gjakova, duke treguar edhe detaje të tjera.

Osmanollaj ka thënë se në bazë të informacioneve të para të cilat i kanë marrë nga familjarët dyshohet se e mitura ka ikur të bashkëjetoj me një djalë nga Suhareka.

Këtë e ka konfirmuar edhe babai i djalit, mirëpo i njejti ka deklaruar se nuk e di vendin se ku ndodhen.

Shabani gjithashtu ka treguar se dy personat në fjalë janë të komunitetit ashkali dhe se policia është duke u marrë me rastin në fjalë.