Kuqi: Gjatë muajve të parë të 2021’s në QKMF-Suharekë u kryen 16 lindje

Kuqi: Gjatë muajve të parë të 2021’s në QKMF-Suharekë u kryen 16 lindje
Eurolinda Zenelaj

05.05.2021 / Suhareka

Drejtoresha e Shëndetësisë Dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë, Besa Kuqi në ditën ndërkombëtare të mamive ka vizituar ato në repartin e Gjinekologjisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë.

Kuqi ka thënë se gjatë kësaj vizite në këtë repart është njoftuar për punën qe po bëhet dhe sfidat që ka ky repart.

Poashtu, Kuqi ka treguar se gjatë këtyre muajve të parë të vitit 2021 në repartin e Gjinekologjisë në QKMF-Suharekë janë kryer 16 lindje dhe janë bërë 539 vizita gjinekologjike.

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë, Besa Kuqi ka njoftuar se është duke vazhduar mbëeshtetja financiare nga Komuna e Suharekës për nënat që kryejnë lindje në këtë repart.

Shkrimi i plotë:

Për nder të ditës ndërkombëtare të mamive sot isha për vizitë në repartin e Gjinekologjisë në QKMF-Suharekë, nga stafi u njoftova për punën që po bëhet dhe sfidat që ka ky repart.

Gjatë vitit 2021 në repartin e Gjinekologjisë në QKMF-në Suhareke janë kry, 16 lindje dhe 539 vizita gjinekologjike.

Vazhdon mbështjetja financiare nga Komuna për nënat që lindin në QKMF-Suharekë!

RAPORTO