Kryen vjedhje të rëndë në një market, arrestohet edhe hajni i tretë në Suharekë

01.06.2021

Më 28 maj në Stacionin Policor në Suharekë është raportuar për një rast të vjedhjes së rëndë. Sipas informacioneve të SuharekaOnline bëhet e ditur se në orët e hershme të mëngjesit të 26 majit në qendrën zejtare në Suharekë, disa të dyshuar me forcë kanë depërtuar në një market, ku edhe kanë vjedhur gjëra të […]

Kryen vjedhje të rëndë në një market, arrestohet edhe hajni i tretë në Suharekë Foto: Ilustrim

Më 28 maj në Stacionin Policor në Suharekë është raportuar për një rast të vjedhjes së rëndë.

Sipas informacioneve të SuharekaOnline bëhet e ditur se në orët e hershme të mëngjesit të 26 majit në qendrën zejtare në Suharekë, disa të dyshuar me forcë kanë depërtuar në një market, ku edhe kanë vjedhur gjëra të ndryshme.

SuharekaOnline mëson se dy të dyshuar janë arrestuar dhe dy të tjerë ishin në arrati, por në kërkim policor.

Ndërsa tani Policia e Kosovës lidhur me rastin, pas hetimeve të zhvilluara është arritur që të identifikohet dhe arrestohet edhe një i dyshuar.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, dërgohet në mbajtje për 48 orë.