Krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, këtë vit shënohet rritje e të hyrave vetanake në Suharekë

22.10.2021

Krahasuar me muajin shtator të vitit paraprak, totali i muajit shtator paraqet shifër në rritje të inkasimit të të hyrave vetanake, pasiqë në muajin e lartcekur të vitit 2020 komuna kishte arritur të inkasojë 132,097.43 euro, ndërsa në muajin e njëjtë të vitit 2021 janë inkasuar 160.192,91 euro. Viti / Muaji  Gjithsej Pranimet  2021 Janar […]

Krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, këtë vit shënohet rritje e të hyrave vetanake në Suharekë Foto: Ilustrim

Krahasuar me muajin shtator të vitit paraprak, totali i muajit shtator paraqet shifër në rritje të inkasimit të të hyrave vetanake, pasiqë në muajin e lartcekur të vitit 2020 komuna kishte arritur të inkasojë 132,097.43 euro, ndërsa në muajin e njëjtë të vitit 2021 janë inkasuar 160.192,91 euro.

Viti / Muaji Gjithsej Pranimet 
2021 Janar156.789,60
2021 Shkurt104.337,36
2021 Mars124.704,14
2021 Prill177.522,68
20201Maj176.318,30
2021 Qershor176.150,48
2021 Korrik154.260,41
2021 Gusht233.708,93
2021 Shtator160.192,91

Gjithashtu gjatë kësaj periudhe Komuna e Suharekës ka inkasuar 11,848.50 euro nga taksa për biznese, ndërkaq 1,100.00 euro ka inkasuar nga gjobat e trafikut dhe nga gjykata.

Po ashtu, Komuna e Suharekës ka inkasuar 4,399.34 euro nga taksa për shfrytëzim të hapësirave publike (Qeraja e lokaleve dhe shfrytëzimi i pronës publike), 5,317.50 euro ka inkasuar nga taksa për çertifikata dhe dokumente, 12,880.00 nga taksa për automjete, 15,599.00 nga taksa për gjeodezi dhe kadaster, 10,240.80 nga participimi në shëndetësi (QKMF dhe Dep i shëndetësisë) dhe 1,628.00 euro nga të hyra tjera (Licencë, Pëlqim sanitar, Kulturë, QPS, Bujqësi).

Të hyrat vetanake të komunave nga tatimet dhe taksat përbëjnë shtyllën kryesore prej së cilës varet qëndrueshmëria financiare e një komune, ato kontribuojnë në shtimin e buxhetit të një komune dhe si të tilla përbëjnë burim të rëndësishëm të të ardhurave komunale.