Konkursi për 3 edukator/e dhe 3 mësimdhënës/e, DKA-Suharekë pranon në punë këta kandidat

09.12.2022

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë ka njoftuar se për pozitat: edukatore dhe mësimdhënëse në disa shkolla të komunës është marrë vendim që të punësohen disa kandidat/e. DKA-Suharekë njofton se komisioni përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në bazë të kushteve dhe kritereve të përcaktuara sipas konkursit 05Nr. 1050 të […]

Konkursi për 3 edukator/e dhe 3 mësimdhënës/e, DKA-Suharekë pranon në punë këta kandidat Foto: Ilustrim

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë ka njoftuar se për pozitat: edukatore dhe mësimdhënëse në disa shkolla të komunës është marrë vendim që të punësohen disa kandidat/e.

DKA-Suharekë njofton se komisioni përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në bazë të kushteve dhe kritereve të përcaktuara sipas konkursit 05Nr. 1050 të datës 28.10.2022 merr vendim për përzgjedhjen e kandidatëve në bazë të pikëve të fituara në testin me shkrim dhe intervistën me gojë sipas listave të cilat do të paraqitën në vazhdim.

Sipas njoftimin bëhet e ditur se janë pranuar këto 6 kandidat:

  1. Shpresa Aliaj-Dakaj për pozitën edukatore në institucionin parashkollor “Fluturat” me 142 pikë.
  2. Manjola Gashi për pozitën edukatore në SHFMU “7 Marsi” me 163 pikë.
  3. Arbërie Bytyqi për pozitën edukatore në SHFMU “Ramë Bllaca” me 152.6 pikë.
  4. Hasime Beqiraj për pozitën mësimdhënëse në SHMFU “Dëshmorët e Grejkocit” me 145 pikë.
  5. Enver Përzhaku për pozitën mësimdhënës në gjimnazin “Jeta e re” me 159.6 pikë.
  6. Florentina Gashi-Spahija për pozitën mësimdhënëse në SHFMU “Dituria” me 163 pikë.