Komuna e Suharekës shpall dy vende të lira pune për roje pylli

08.08.2022

Sipas njoftimit zyrtar bëhet e ditur se në këtë sektor janë të lira dy pozita (2) dhe të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë nga 05.09.2022 deri me datë 19.09.2022. Nga DBZhRP kanë theksuar se qëllimi i vendit të punës është angazhimi i drejtëpërdrejtë në mbrojtjen e pyjeve dhe resurseve tjera natyrore. Detyrat dhe përgjegjësitë […]

Komuna e Suharekës shpall dy vende të lira pune për roje pylli Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit zyrtar bëhet e ditur se në këtë sektor janë të lira dy pozita (2) dhe të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë nga 05.09.2022 deri me datë 19.09.2022.

Nga DBZhRP kanë theksuar se qëllimi i vendit të punës është angazhimi i drejtëpërdrejtë në mbrojtjen e pyjeve dhe resurseve tjera natyrore.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

– Të ruaj pyjet nga prerjet ilegale, dëmtimet, pyllëzimet;
– Të ruaj nga shkatërrimet e rrugëve pyjore depove etj;
– Të ruaj shenjat e kufijeve të pyjeve;
– Të parandalojë gjuetin ilegale si dhe të mbrojë kafshët e egra në pyje ;
– Të kryej procedurat e qarkullimit të masës drusore;
– Të zbatoje planin për mbrojtje kundër zjarreve;
– Është i obliguar në shuarjen e zjarrëve në pyje dhe të informoje organet përgjegjëse;
– Bënë fletëparaqitje për veprimet ilegale në pyje etj:
– Kryen edhe punë tjera sipas urdhërit të eprorit.

Kushtet:
– Të ketë përgatitje Shkolla e Mesme
– Aftësi të komunikoj lirshëm me qytetaret dhe stafin menaxhues dhe atë vartës.
– Preferohen trajnime dhe kualifikime të tjera që ndërlidhen me vendin punës.

Shkathtësitë: Të ketë aftësi Psiko Fizike.

Dokumentacioni i kërkuar:
– Fotokopja e vërtetuar e Diplomës se Shkollës së Mesme (kopja e noterizuar);
– Dëshmi lidhur me programet trajnuese;
– Ekstraktin e Lindjes;
– Fotokopjen e Letërnjoftimit;
– Certifikatën që ndaj tij/ asaj nuk zbatohen hetimet.

Konkurs-Roje-Pylli-dy-pozita-2022