Komuna e Suharekës ndan 68,432.92 euro për ndërtimin e fazës së dytë të disa rrugëve në Gjinoc

06.12.2022

Komuna e Suharekës ka njoftuar për vazhdimin e kontratës për ndërtimin e disa rrugëve lokale në fshatin Gjinoc. Komuna e Suharekës ka njoftuar për vazhdimin e kontratës në disa rrugë lokale në fshatin Gjinoc të cilat janë: “Sherif Aga”, “Pavarësia”- segment, “Esat Rexhepi”, “Lugjet e Verdha”- segment faza e dytë, “Besim Neziraj” – segment, “Jetush […]

Komuna e Suharekës ndan 68,432.92 euro për ndërtimin e fazës së dytë të disa rrugëve në Gjinoc Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës ka njoftuar për vazhdimin e kontratës për ndërtimin e disa rrugëve lokale në fshatin Gjinoc.

Komuna e Suharekës ka njoftuar për vazhdimin e kontratës në disa rrugë lokale në fshatin Gjinoc të cilat janë: “Sherif Aga”, “Pavarësia”- segment, “Esat Rexhepi”, “Lugjet e Verdha”- segment faza e dytë, “Besim Neziraj” – segment, “Jetush Berisha” në Gjinoc dhe rrugëve tek varrezat në Topliqan, raporton SuharekaOnline.

Në njoftim thuhet se këto ndërtime të rrugëve janë në fazën e dytë të ndërtimit.

Poashtu, bëhet e ditur se Komuna e Suharekës ka ndarë 68.432.92 euro për përfundimin e ndërtimit të fazës së dytë të rrugëve të lartëshënuara.