Komuna e Suharekës ndan 40 mijë euro për blerjen e autoambulancës për Hemodializë

09.07.2021

Qendra Kryesore e Mjeksisë Familjare në Suharekë, së shpejti pritet të pajiset edhe me një automjet – autoambulancë i cili do të shërbejë për bartjen e pacientëve me hemodializë deri në Prizren. Zyra e prokurimit në Komunën e Suharekës në fillim të muajit korrik ka hapur procedurat tenderuese për blerjen e një autoambulance – automjeti për […]

Komuna e Suharekës ndan 40 mijë euro për blerjen e autoambulancës për Hemodializë Foto: Ilustrim

Qendra Kryesore e Mjeksisë Familjare në Suharekë, së shpejti pritet të pajiset edhe me një automjet – autoambulancë i cili do të shërbejë për bartjen e pacientëve me hemodializë deri në Prizren.

Zyra e prokurimit në Komunën e Suharekës në fillim të muajit korrik ka hapur procedurat tenderuese për blerjen e një autoambulance – automjeti për hemodializë, ku sipas dosjes së siguruar nga SuharekaOnline vlera e parashikuar për blerjen e kësaj autoambulance është 40 mijë euro.

Autoambulanca do të jetë e pajisur me bocën e oksigjenit dhe aparat për fikjen e zjarrit sipas standarteve.

Kujtojmë se për shërbimin e kësaj kategorie të pacientëve në vitin 2017 QKMF e Suharekës ishte pajisur me kombibus ku ishte mundësuar transporti i rreth 30 pacientëve me hemodializë.