Komandanti Afrim Sylaj paralajmëron drejtuesit e automjeteve për përgatitjet dimërore

12.11.2021

Komandanti i Stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, tri ditë para fillimit të sezonit dimëror (15.11.2021) paralajmëron drejtuesit e automjeteve për përgatitjet dimërore (paisjet e nevojshme) ti kenë me vete, sa i përket sigurisë në rrugë. Ai gjithashtu apelon dhe kërkon bashkëpunim nga të gjithë qytetarët sa i përket rrjedhjeve të ujit nëpër rrugë, […]

Komandanti Afrim Sylaj paralajmëron drejtuesit e automjeteve për përgatitjet dimërore Foto: Ilustrim

Komandanti i Stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, tri ditë para fillimit të sezonit dimëror (15.11.2021) paralajmëron drejtuesit e automjeteve për përgatitjet dimërore (paisjet e nevojshme) ti kenë me vete, sa i përket sigurisë në rrugë.

Ai gjithashtu apelon dhe kërkon bashkëpunim nga të gjithë qytetarët sa i përket rrjedhjeve të ujit nëpër rrugë, ku thotë se një veprim i tillë është i ndaluar dhe përsonat që bëjnë këtë veprim do të dënohen.

Rrjedhjet e ujit krijojnë ngrica dhe shkaktojnë aksidente trafiku tash në sezonën dimërore, andaj kujdes, ka shtuar ai.

Komandanti gjithashtu fton të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe ti lajmërojnë rastet e rrjedhjeve të ujit në rrugë, ku kështu së bashku parandalojmë aksidentet në trafik dhe shpëtojmë më të çmueshmën tonë-jetën.