Policia e Kosovës intensifikon kontrollet gjatë natës në Suharekë, siguria vlerësohet stabile

16.04.2025

Në takimin e fundit të koordinimit lokal të sigurisë në Komunën e Suharekës, një nga pikat kryesore të diskutimit ishte gjendja e sigurisë dhe masat e ndërmarra nga Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës intensifikon kontrollet gjatë natës në Suharekë, siguria vlerësohet stabile Foto: Ilustrim

Takimi, i kryesuar nga nënkryetarja e Komunës, znj. Mihrije Suka, shërbeu si platformë për të analizuar situatën aktuale të sigurisë dhe për të informuar mbi aktivitetet e ndërmarra në komunë.

Znj. Suka fillimisht theksoi punët dhe aktivitetet e shumta të realizuara nga Komuna, duke iu referuar publikimeve të detajuara në rrjetet sociale dhe faqen zyrtare të internetit të komunës.

Më pas, komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, raportoi mbi gjendjen e sigurisë në komunë. Ai bëri të ditur se Policia e Kosovës ka shtuar ndjeshëm masat e kontrollit, veçanërisht gjatë orëve të natës, me qëllim të parandalimit të incidenteve dhe rritjes së sigurisë për qytetarët.

Kapiten Sylaj e vlerësoi situatën e përgjithshme të sigurisë në Suharekë si të qetë dhe stabile. Ai më tej prezantoi një pasqyrë të rasteve të ndodhura gjatë dy javëve të fundit, duke ofruar një analizë të detajuar të situatës aktuale.

Sa i përket zbatimit të ligjit dhe respektimit të rregullave të trafikut, komandanti i policisë informoi se janë shqiptuar gjithsej 540 tiketa për kundërvajtje. Përveç kësaj, ai njoftoi se janë realizuar me sukses 29 urdhëresa të lëshuara nga gjykata, duke treguar efikasitetin e punës së policisë në zbatimin e vendimeve gjyqësore.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More