Kështu ishte dalja e qytetarëve në zgjedhjet lokale 2017 në Suharekë

12.07.2021

Kanë mbetur edhe 4 muaj që nga data kur do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë, 17 tetor. Partitë politike veçse kanë filluar përgatitjet për këto zgjedhjet, duke filluar nga zyrtarizimi i kandidatëve për kryetarë të komunave. Më 17 tetor qytetarët me të drejtë vote do ta kenë mundësinë që t’u drejtohen kutive të votimit […]

Kështu ishte dalja e qytetarëve në zgjedhjet lokale 2017 në Suharekë Foto: Ilustrim

Kanë mbetur edhe 4 muaj që nga data kur do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë, 17 tetor.

Partitë politike veçse kanë filluar përgatitjet për këto zgjedhjet, duke filluar nga zyrtarizimi i kandidatëve për kryetarë të komunave.

Më 17 tetor qytetarët me të drejtë vote do ta kenë mundësinë që t’u drejtohen kutive të votimit dhe të votojnë të përzgjedhurin e tyre për kryetar të komunës.

Por, kthehemi pak në kohë tek zgjedhjet lokale të 2017’s, se sa qytetarë në Komunën e Suharekës kanë dalur për të votuar në këto zgjedhje.

SuharekaOnline ka siguruar dokumentin, ku përfshihet përqindja e pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale të mbajtura në vitin 2017 në Komunën e Suharekës.

Sipas këtij dokumenti, bëhet e ditur se në zgjedhjet lokale të 2017’s në Komunën e Suharekës numri i votuesve të regjistruar ka qenë 66 mijë e 390.

Prej tyre, numri i votuesve të cilët kanë votuar në secilin vendvotim në këtë komunë ka qenë 28 mijë e 743.

Numri i votuesve të cilët kanë votuar jashtë vendvotmit (me kusht, VPNV dhe me post) ka qenë 672.

Ndërsa në përqindje pjesëmarrja në zgjedhjet lokale të vitit 2017 në Suharekë ka qenë 44.31%.

Numri i pranuar i fletëvotimeve të vlefshme ishte 28,793, numri i fletëvotmeve të pavlefshme ishte 352 dhe numri i fletëvotmeve të zbrazëta ishte 92.

Numri i fletëvotmeve të përdorura ishte 29,241, numri i fletëvotmeve të papërdorura ishte 31,029 dhe numri i fletëvotmeve të dëmtuara ishte 45.