Katër qytetarë të Suharekës sulmohen nga një qen endacak

12.03.2021

Katër qytetarë të Suharekës, janë sulmuar sot në mesditë në hyrje të banesës nga një qen i tërbuar. E pas sulmit, ata e kanë mbytur qenin me një thikë shtëpie. Detaje se si ka ndodhur rasti ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj. Osmanollaj ka bërë të ditur […]

Katër qytetarë të Suharekës sulmohen nga një qen endacak Foto: Ilustrim

Katër qytetarë të Suharekës, janë sulmuar sot në mesditë në hyrje të banesës nga një qen i tërbuar. E pas sulmit, ata e kanë mbytur qenin me një thikë shtëpie.

Detaje se si ka ndodhur rasti ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj.

Osmanollaj ka bërë të ditur se sot rreth orës 11:25 min në rrugën “Brigada 123”, nje qen i tërbuar kishte sulmuar një qytetar në hyrje të banesës, ku për pasojë qytetari kishte pësuar lëndime dhe si ndihmë kishin intervenuar edhe tre qytetarë tjerë të cilët gjithashtu kanë kërkuar ndihmë si pasojë e lëndimit nga qeni endacak i tërbuar.

Në lidhje me këtë qytetarët kanë arritur ta godasin qenin i cili ka ngordhur. Janë njoftuar Inspektorët komunal në Suharekë të cilët e kanë tërhequr qenin, shkruan SuharekaOnline.

Një prej të lënduarve është edhe Besart Gegaj, i cili ka rrëfyer Gazetën Express se si ka ndodhur i gjithë rasti.

Sipas tij, qeni ishte ngjitur në katin e katërt të objektit dhe e kishte sulmuar vëllanë e tij. Më pas kanë ndërhyrë edhe familjarët e tjerë.

“Qeni ka ardh në katin e katërt të banesës dhe e ka sulmu vëllanë. Edhe kemi qenë katër anëtarë të familjes që kemi ndërhy për mos me u rreziku vëllau, por që na ka sulmu edhe neve”, ka treguar Gegaj.

Ai thotë se kishin kërkuar që para dy javësh nga Policia që ta largonin qenin nga oborri i objektit banesor, meqenëse ndiheshin të rrezikuar, por se nuk kanë marrë përgjigje pozitive për këtë kërkesë.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar i shtetit i cili ka rekomanduar që ky rast të procedohet me raport policor të rregullt.