Kaos me ndërprerje – shumë fshatra të Suharekës nesër mbesin pa rrymë për orë të tëra
KEDS ka njoftuar për ndërprerje të energjisë elektrike në disa vende të Komunës së Suharekës.
Foto: Ilustrim
Sipas njoftimit të KEDS-it, bëhet e ditur se nesër gjatë ditës së martë do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në shumë vende të komunës në orare të ndryshme.
Vendet ku do të ketë ndëprerje të energjisë elektrike janë: Peqan, Sllapuzhan, Bllacë, Duhël, Nishor, Kosterrc, Breshancë, Semetishtë, Gjinoc, Greikoc, Leshan (një pjesë), Sallagrazhdë, Shirokë (një pjesë), Topliqan (një pjesë), Gelancë, lagjja e Dollcëve, një pjesë Mushtishtit.
Poashtu, KEDS ka njoftuar se edhe disa biznese përfshihen në këto ndërprerje: Gurthyesi Destani Peqan, N.T.P.Kroni Bllacë, pompa e benzinës Bes Co, NPN “AL&Plast Skenderi, Pompa Rexhep Shala, “Dini”, Noli.
Njoftimi i plotë i KEDS-it:
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.
Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] Peqani (kodi: 32000007) nga ora 10:00 deri 14:00
Vendet: Peqan, Sllapuzhan, Bllacë, Duhël, Nishor, Kosterrc, Breshancë, Semetishtë, Gurthyesi Destani Peqan,N.T.P.Kroni Bllacë. Dhe Pompat e benzinës Bes co.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri, vendosja e ndarësit linjor.
* * *
Punime në projekte investive
1.
Nga NS 110/10 [kV] Theranda do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] Gjinovci (kodi: 32000003) nga ora 08:00 deri 08:30 dhe nga ora 16:30 deri 17:00
Vendet: fshatrat: Gjinoc, Greikoc, Leshan (një pjesë), Sallagrazhdë, Shirokë (një pjesë), Topliqan (një pjesë) dhe Gelancë.
Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarësit e tensionit të mesëm.
2.
NS 110/10 [kV] Theranda:
Nga Dalja 10[kV] Gjinovci do të ndërprehen nga ora 08:00 deri 17:00
këto nënstacione:
TS Sallagrazhdë lagjja e Dollocve me kod 32000003038
TS 32000003028 Haliti Mushtisht
TS 32000003059 Skender Kamer Alija NPN “AL&Plast Skenderi”,S=100 kVA
TS 32000003024 pompa Rexhep Shala
TS 32000003062 Visar Halitjaha “Dini”,S=100 kVA
TS 32000003046 Noli-Fadil Mustafa
Vendet: lagjja e Dollcëve, një pjesë Mushtishtit, NPN “AL&Plast Skenderi, Pompa Rexhep Shala, “Dini”, Noli
Arsyeja: Punime në rrjet projekte investive.