Nesër pa rrymë nga ora 10:00 deri në 14:00 në disa fshatra të Suharekës

52 min

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike në disa fshatra të komunës së Suharekës.

Sipas njoftimit, ndërprerja do të bëhet në daljen 10 kV J16 Budakova, me kod 32000008, nga TS 110/35/10 kV Theranda, në orarin nga ora 10:00 deri në 14:00.

Pa energji elektrike gjatë kësaj kohe do të mbesin: Vërsheci, Staravuçina, Reçani, Papazi, Mohlani, Greiçeci, Dragaqina, Dardhishta e Ulët, Dardhishta e Epërme, Çadraku, Budakova dhe Brigada 123.

Sipas KEDS-it, ndërprerja bëhet për shkak të intervenimeve në eliminimin e defekteve dhe sanimin e të gjeturave gjatë inspektimit me dron.