“Java e njeriut me shkop të bardhë”, Komuna e Suharekës “mbyll sytë” para 65 qytetarëve të saj
Të jetosh i verbër është sfidë. Por, kjo sfidë është edhe më e madhe kur pjesëtarëve të kësaj kategorie të shoqërisë u mungojnë kushtet elementare për jetë, barazia shoqërore dhe punësimi. Kjo javë në të gjithë botën shënohet si “Java e njeriut me shkop të bardhë”, ku i’u ofrohet mbështetje edhe më e madhe, duke […]
Të jetosh i verbër është sfidë. Por, kjo sfidë është edhe më e madhe kur pjesëtarëve të kësaj kategorie të shoqërisë u mungojnë kushtet elementare për jetë, barazia shoqërore dhe punësimi.
Kjo javë në të gjithë botën shënohet si “Java e njeriut me shkop të bardhë”, ku i’u ofrohet mbështetje edhe më e madhe, duke organizuar aktivitete dhe fushata për përmirësimin e gjendjës të këtyre personave.
Por aktivitete të tilla në Komunën e Suharekës nuk janë mbajtur, madje as nuk janë planifikuar që të mbahen edhe pse Suhareka ka rreth 65 persona të verbër, kështu pohon drejtori i Shoqatës së të verbërve në Suharekë, Naim Lezi në një intervistë për SuharekaOnline.
Madje ai thekson se kjo shoqatë momentalisht nuk ka as zyre për arsye se janë duke u bërë disa renovime, edhe pse ka shoqata të tjera të cilat kanë filluar që të punojnë.
E sa i përketë punësimit të personave të verbër Lezi thotë se punësimi është shumë i vështirë për këta persona, ku tutje ai tregon se në Komunën e Suharekës nuk është i punësuar asnjë person i kësaj kategorie.
Shqetësim i personave të verbër në Komunën e Suharekës është edhe infrastruktura në institucionet publike thotë Lezi, pasi që gjatë ndërtimeve nuk është paraparë asgjë lehtësuese për këta persona, ku sipas Naim Lezit personat e verbër nuk mund të shkojnë pa ndihmës në sportele, zyra, e sidomos në ato që ndodhën në katet më të larta.
E sa i përketë gjendjës ekonomike në këtë kohë pandemie ai thotë se personat e kësaj kategorie nuk janë duke u ndihmuar financiarisht, përveç shumës bazike, ku një person i verbër merr nga shteti vetëm 125 euro dhe shoqëruesi gjithashtu, shumë kjo e pamjaftueshme për plotësimin e nevojave.
Kerkesë e kësaj shoqate në Komunën e Suharekës është edhe rregullimi i zyrës së tyre sepse aty kryejn dokumentacionet e nevojshme dhe takohen fizikisht, gjë kjo e cila i ndihmonë këta persona./SuhrarekaOnline/