Interesim i madh i suharekasve për t’u vaksinuar, vetëm sot u imunizuan afër 700 qytetarë

02.10.2021

Sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 12 shtatori procesi i vaksinimit po bëhet edhe në fundjavë, pra në ditët e vikendit (të shtunë dhe të dielën). Pavarësisht rënies së numrit të rasteve me COVID-19 në vendin tonë, numri i qytetarëve të interesuar për t’u vaksinuar kundër COVID-19 vazhdon të mbetet i lartë. Sipas […]

Interesim i madh i suharekasve për t’u vaksinuar, vetëm sot u imunizuan afër 700 qytetarë Foto: Ilustrim

Sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 12 shtatori procesi i vaksinimit po bëhet edhe në fundjavë, pra në ditët e vikendit (të shtunë dhe të dielën).

Pavarësisht rënies së numrit të rasteve me COVID-19 në vendin tonë, numri i qytetarëve të interesuar për t’u vaksinuar kundër COVID-19 vazhdon të mbetet i lartë.

Sipas të dhënave zyrtare, sot Qendra e Vaksinimit në Suharekë për nga numri i imunzimeve në baza ditore është renditur në TOP-10shen e komunave.

Sipas këtyre të dhënave, bëhet e ditur se vetëm sot në Qendrën e Vaksinimit në Suharekë janë vaksinuar 668 qytetarë, ku deri në orën 13:30 janë vaksinuar 317 qytetarë.

Ndryshe, Suhareka vazhdon të mbetet edhe në TOP-10shen e komunave për nga numri i imunizimeve, ku prej fillimit të procesit të vaksinimit e deri tani në Suharekë janë vaksinuar 48,252 qytetarë.