Hyrja e shtigjeve të ecjës me pusetë të hapur dhe pa shportë mbeturinash

10.11.2022

Zona “Shtigjet e ecjes” në Suharekë është njëra ndër zonat më të bukura dhe relaksuese që ka qyteti i Suharekës. Shtigjjet e ecjës të cilat ndodhen pranë Parkut “Dëshmorët e Kombit” në Suharekë janë dëmtuar disa herë në mënyra të ndryshme nga persona të papërgjegjshëm. SuharekaOnline gjatë ditës së sotme ka pranuar disa fotografi nga […]

Hyrja e shtigjeve të ecjës me pusetë të hapur dhe pa shportë mbeturinash Foto: Ilustrim

Zona “Shtigjet e ecjes” në Suharekë është njëra ndër zonat më të bukura dhe relaksuese që ka qyteti i Suharekës.

Shtigjjet e ecjës të cilat ndodhen pranë Parkut “Dëshmorët e Kombit” në Suharekë janë dëmtuar disa herë në mënyra të ndryshme nga persona të papërgjegjshëm.

SuharekaOnline gjatë ditës së sotme ka pranuar disa fotografi nga një lexues i cili ka bërë të ditur se në hyrje të shtigjeve të ecjës në Suharekë një pusetë është e hapur, e ku aksidentalisht mund të pësoj lëndime ndonjë fëmijë apo i moshuar.

Poashtu nga fotografitë e dërguara vërehet se në hyrje të shtigjeve mungon edhe shporta e mbeturinave.

Lidhur me këtë SuharekaOnline ka kontaktuar me drejtorin e Shërbimeve Publike në Suharekë, Enver Shabanin i cili tha se për këto parregullësi nuk është në dijeni.

“Jo nuk jam në dijeni për këto parregullësi, por do të dal në terren t’i verifikoj dhe të marrë masat e duhura” u shpreh Shabani.

Ai tutje tregoi se sa i përketë pusetës Komuna e Suharekës ka kontatë me kompaninë “Bamirs” e cila merret me sanim dhe mirëmbajtje të tyre.

Ndërsa, shtoi se për shporta të mbeturinave komuna nuk ka tani për tani ndonjë kontratë, por që në çdo vend ku ka nevojë do të ndërrohen dhe rregullohen.

“E sa i përketë shportave, tash për tash nuk kemi kontrat. Por në vendet ku nuk ka shporta kemi me vendos, e ku i kanë dëmtu kemi me i ndërru dhe sanu, por tash nuk kemi ndonjë kontrat të hapur për furnizim” tha Shabani.