Haradinaj mbetet i impresionuar me punën e grave në Fabrikën e Mobileve “TE NASERI”

09.02.2021

Kandidati për president nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar sot Suharekën, nga ku ka thënë se Kosova ka potencial të madh zhvillimi, gjë e cila garantohet nga bizneset vendore, punën e të cilave e ka parë ai sot nga afër. Haradinaj ka thënë se është impresionuar me përkushtimin dhe vullnetin në […]

Haradinaj mbetet i impresionuar me punën e grave në Fabrikën e Mobileve “TE NASERI” Foto: Ilustrim

Kandidati për president nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar sot Suharekën, nga ku ka thënë se Kosova ka potencial të madh zhvillimi, gjë e cila garantohet nga bizneset vendore, punën e të cilave e ka parë ai sot nga afër.

Haradinaj ka thënë se është impresionuar me përkushtimin dhe vullnetin në punë, të grave sipërmarrëse të cilat po bëhen shembull suksesi.

“Kosova ka potencial të madh zhvillimi dhe garancë për këtë janë bizneset vendore, punën e së cilave po e shoh nga afër.

Gjatë vizitës në Suharekë, takova një grup fermerësh e gjithashtu vizitova fabrikën e mobiljeve “Te Naseri”. I impresionuar me përkushtimin dhe vullnetin e tyre për punë, veçanërisht grave ndërmarrëse të cilat çdo ditë e më tepër po bëhen shembuj suksesi”, shkruan Haradinaj.