Gjatë 2020’s në Suharekë u identifikuan afër 4,700 pacientë me sëmundje ngjitëse

04.10.2021

Ky publikim  ofron të dhëna për numrin e përgjithshëm të të punësuarve në institucionet publike dhe private, si dhe aktivitetet e tjera shëndetësore në Republikën e Kosovës. Ky publikim ofron të dhëna për vizitat në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare, të sëmurit me TBC, sëmundjet ngjitëse në Kosovë, të sëmurët me sëmundje malinje, institucionet private […]

Gjatë 2020’s në Suharekë u identifikuan afër 4,700 pacientë me sëmundje ngjitëse Foto: Ilustrim

Ky publikim  ofron të dhëna për numrin e përgjithshëm të të punësuarve në institucionet publike dhe private, si dhe aktivitetet e tjera shëndetësore në Republikën e Kosovës.

Ky publikim ofron të dhëna për vizitat në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare, të sëmurit me TBC, sëmundjet ngjitëse në Kosovë, të sëmurët me sëmundje malinje, institucionet private të licencuara, sigurimet shëndetësore, etj.

Sipas raportit gjatë vitit 2020 në QKMF në Suharekë janë bërë 131,862 vizita mjekësore, 160,2861 intervenime dhe shërbime, 9,368 analiza laboratorike dhe 3,956 shërbime stomatologjike.

Raporti gjithashtu tregon të dhëna të numrit të qytetarëve nga Suhareka të prekur nga sëmundjet malinje dhe beninje, ku gjatë vitit 2020 në Komunën e Suharekës ishin raportuar 3 raste. Ndërsa numri i rasteve me TBC (tuberkulozë) gjatë vitit 2020 ishte 7.

Sa i përket rasteve të sëmundjeve ngjitëse, në raport bëhet e ditur se në vitin paraprak në Komunën e Suharekës janë identifikuar 4,682 raste.

Ndërsa sa i përket kuadrit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë, në raportin për vitin 2020 bëhet e ditur se janë 155 të punësuar, prej tyre 28 mjekë, 8 stomatolog, 85 infermierë, asnjë farmacist dhe 29 bashkëpunëtorë shëndetësor dhe jo medicinal.

statistikat-e-shendetesise-2020