Gjatë 2020’s mbi 6700 punëkërkues në Suharekë
Agjencia e Statistikave së Kosovës (ASK) kishte publikuar Buletinin tremujor, TM4 për vitin 2020. ASK-ja kishte njoftuar se informacionet statistikore, që janë paraqitur në Buletinin tremujor TM4 – 2020, janë përgatitur në bazë të eksperiencës, bashkëpunimit me shfrytëzuesit dhe gatishmërisë së departamenteve të ASK-së, për t’iu përgjigjur në kohë dhe me cilësi kërkesave të përdoruesve. […]
Agjencia e Statistikave së Kosovës (ASK) kishte publikuar Buletinin tremujor, TM4 për vitin 2020.
ASK-ja kishte njoftuar se informacionet statistikore, që janë paraqitur në Buletinin tremujor TM4 – 2020, janë përgatitur në bazë të eksperiencës, bashkëpunimit me shfrytëzuesit dhe gatishmërisë së departamenteve të ASK-së, për t’iu përgjigjur në kohë dhe me cilësi kërkesave të përdoruesve.
Bazuar në të dhënat e Agjencionit të Statistikave së Kosovës në Komunën e Suharekës gjatë tremujorit të parë të vitit 2020 numri i personave që kanë kërkuar punë ka qenë afër 5 mijë, shkruan SuharekaOnline.
Ndërsa, nga muaji prill i vitit të kaluar deri në muajin tetor numri i punëkërkuesve ka qenë mbi 6 mijë, e që i bie që në tremujorin e dytë dhe të tretë numri i punë kërkuesve është rritur.
E sa i përketë tre mujorit të fundit të vitit të kaluar numri i punë kërkuesve ka rënë rreth më shumë se një mijë, e që në total janë më shumë se 5 mijë punëkërkues në Komunën e Suharekës, shkruan SuharekaOnline.
Muaji | Femra | Meshkuj | Total |
Janar | 2.293 | 2.304 | 4.597 |
Shkurt | 2.366 | 2.339 | 4.705 |
Mars | 2.385 | 2.353 | 4.738 |
Prill | 2.855 | 3.214 | 6.069 |
Maj | 2.972 | 3.461 | 6.433 |
Qershor | 3.002 | 3.490 | 6.492 |
Korrik | 3.062 | 3.544 | 6.606 |
Gusht | 3.093 | 3.583 | 6.676 |
Shtator | 3.136 | 3.619 | 6.755 |
Tetor | 2.314 | 2.744 | 5.058 |
Nëntor | 2.330 | 2.762 | 5.092 |
Dhjetor | 2.373 | 2.786 | 5.159 |