Festat e nëntorit, rrugët e Shirokës dhe Suharekës ‘mbushen’ me flamuj

26.11.2022

Për nder të 28 nëntorit, si në të gjithë trojet shqiptare ashtu edhe në Komunën e Suharekës janë organizuar aktivitete të ndryshme. Sot, gjatë ditës së shtunë në Shirokë të Suharekës janë vendosur flamuj, shkruan SuharekaOnline. Për nder të festave të nëntorit rrugët e Shirokës dhe Suharekës do të mbajnë flamujt kombëtar dhe shtetëror. Poashtu, […]

Festat e nëntorit, rrugët e Shirokës dhe Suharekës ‘mbushen’ me flamuj Foto: Ilustrim

Për nder të 28 nëntorit, si në të gjithë trojet shqiptare ashtu edhe në Komunën e Suharekës janë organizuar aktivitete të ndryshme.

Sot, gjatë ditës së shtunë në Shirokë të Suharekës janë vendosur flamuj, shkruan SuharekaOnline.

Për nder të festave të nëntorit rrugët e Shirokës dhe Suharekës do të mbajnë flamujt kombëtar dhe shtetëror.

Poashtu, rikujtojmë se për nder të festave të nëntorit janë zhvilluar edhe aktivitete të cilat janë organizuar nga shkollat e Komunës së Suharekës, si dhe pritet të zhvillohen edhe aktivitete të tjera, si ai i zbulimit të shtatorëve të Adem Jasharit e Hasan Prishtinës në fshatin Mushtisht.