Fëmijët e “IP Fluturat” vizitohen nga Bajselmani, Kuqi e një dentist në ditën ndërkombëtare të shëndetit oral

20.03.2023

Sot shënohet dita Ndërkombëtare e Shëndetit Oral në tërë botë. Në ditën ndërkombëtare të shëndetit oral, Drejtori i Dikasterit të Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani së bashku me Drejtoreshën e Dikasterit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë, Besa Kuqi kanë vizituar Instituvionin Parashkollor “IP Fluturat” në Suharekë. Poashtu, për ndërgjegjësimin e fëmijëve rreth shëndetit […]

Fëmijët e “IP Fluturat” vizitohen nga Bajselmani, Kuqi e një dentist në ditën ndërkombëtare të shëndetit oral Foto: Ilustrim

Sot shënohet dita Ndërkombëtare e Shëndetit Oral në tërë botë.

Në ditën ndërkombëtare të shëndetit oral, Drejtori i Dikasterit të Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani së bashku me Drejtoreshën e Dikasterit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë, Besa Kuqi kanë vizituar Instituvionin Parashkollor “IP Fluturat” në Suharekë.

Poashtu, për ndërgjegjësimin e fëmijëve rreth shëndetit oral këtë institucion së bashku me dy drejtorët e vizitoi edhe dentisti Faton Mustafa.

Kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin, si dhe sensibilizimin e shoqerisë sidomos fëmijët për shëndetin oral.