[E FUNDIT] Gjykata Supreme kthen në rigjykim rastin e Remzi Shalës “Molla e Kuqe”
Rasti i Remzi Shala i njohur si “Molla e Kuqe” është kthyer në rigjykim nga Gjykata Supreme. Lajmin për SuharekaOnline a kanë konfirmuar nga zyra e avokatit të Remzi Shalës, Natal Bullakaj. I kontaktuar nga redaksia e SuharekaOnline zyra e avokatit të Shalës, Natal Bullakaj ka thënë se në shkurt të këtij viti kishin bërë […]
Rasti i Remzi Shala i njohur si “Molla e Kuqe” është kthyer në rigjykim nga Gjykata Supreme.
Lajmin për SuharekaOnline a kanë konfirmuar nga zyra e avokatit të Remzi Shalës, Natal Bullakaj.
I kontaktuar nga redaksia e SuharekaOnline zyra e avokatit të Shalës, Natal Bullakaj ka thënë se në shkurt të këtij viti kishin bërë kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë e cila është aprovuar nga gjykata dhe me këtë rast është shfuqizuar vendimi për dënimin e mëhershëm si të shkallës së parë, ashtu edhe të shkallës së dytë dhe çështjen e ka kthyer në rivendosje në Gjykatën Themelore të Prizrenit.
Ndër tjera nga zyra e avokatit Bullakaj bëjnë të ditur se në kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë prej mbi 20 faqe ata kanë argumentuar shkeljet që janë bërë në rastin e Remzi Shalës.
Gjithashtu është bërë e ditur se tani do të bëhet kërkesë për lirimin e ti nga masa e paraburgimit.
Në korrik të vitit kaluar gjykata e kishte shpallur fajtor dhe e kishte dënuar me dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 14 (katërmbëdhjetë ) vite , në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej datës 24.05.2019 e deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.
Në muajin dhjetor Gjykata e Apelit e kishte zbutur dënimin për faktin se gjykata e shkallës së parë gabimisht ka vlerësuar rrethanat lehtësuese dhe rënduese që ndikojnë në lartësinë e dënimit.