Gjykata Supreme e Kosovës lejon huadhënien me interes deri në 12% mes bizneseve

09.03.2026

Një Mendim Juridik i Gjykatës Supreme të Kosovës ka sqaruar dilemat rreth huadhënies mes bizneseve, duke vendosur një kufi të qartë mes aktivitetit legjitim dhe fajdesë. Sipas këtij vendimi, bizneset mund t’i japin hua njëra-tjetrës me interes deri në 12%.

Gjykata Supreme e Kosovës lejon huadhënien me interes deri në 12% mes bizneseve Foto: Ilustrim

Rregullat kryesore sipas Gjykatës dhe ATK-së:​Tavani i interesit:

Çdo normë interesi deri në 12% konsiderohet e pranueshme. Çdo gjë mbi këtë vlerë klasifikohet si fajde.​Transparenca bankare: Pranimi dhe kthimi i mjeteve duhet të bëhet ekskluzivisht përmes llogarive bankare.​

Kontrata obligative:

Huadhënia duhet të jetë e rregulluar me kontratë, ku specifikohet shuma, afati i kthimit dhe shkalla e interesit bazuar në treg.​

Ndalimi i huasë pa kamatë: Sipas ATK-së, dhënia e huasë me 0% interes nuk lejohet; ajo duhet të bazohet në vlerën e hapur të tregut për t’u njohur si e tillë.​Rreziku nga “fajdeja e maskuar”​Edhe pse kjo praktikë është e lejuar, ekspertët fiskalë dhe Banka Qendrore e Kosovës (BQK) kanë ngritur alarmin.

BQK-ja thekson se askush nuk mund të ushtrojë aktivitet financiar pa licencë, ndërsa avokatët paralajmërojnë se disa biznese po e përdorin këtë hapësirë ligjore për të maskuar fajdenë, duke aplikuar norma deri në 24%.​

Pasojat tatimore​:

Nëse një kontratë huadhënieje nuk plotëson kushtet ligjore (p.sh. nuk kalon përmes bankës apo nuk ka interes të tregut), ATK-ja e trajton atë shumë si të ardhur të tatueshme për pranuesin, duke aplikuar tatimet përkatëse mbi korporatat.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More