DKA-Suharekë shpall konkurs pune për 5 mësimdhënës në tre shkolla

25.08.2022

Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Komunën e Suharekës, me datën 24 gusht 2022 ka shpallur konkurs pune për pesë mësimdhënës. “Në bazë të nenit 8 të Ligjit të punës nr.03/L-212, nenit 35 të Ligjit për Arsim Parauniversitar të Republikës së Kosovës me nr. 04/L-032, nenit 5 të Ligjit për Arsimim në Komunat e Republikës […]

DKA-Suharekë shpall konkurs pune për 5 mësimdhënës në tre shkolla Foto: Ilustrim

Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Komunën e Suharekës, me datën 24 gusht 2022 ka shpallur konkurs pune për pesë mësimdhënës.

“Në bazë të nenit 8 të Ligjit të punës nr.03/L-212, nenit 35 të Ligjit për Arsim Parauniversitar të Republikës së Kosovës me nr. 04/L-032, nenit 5 të Ligjit për Arsimim në Komunat e Republikës së Kosovës, nr.03/L-068, UA nr.05-2015 (Normativ për mësimdhënësit e arsimit profesional), UA nr.05/2021 (Normativ mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm), dhe UA nr.07/2017 (Rregullimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik), Drejtoria e Arsimit rishpall këtë konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës për vitin shkollor 2022/2023”, thuhet në njoftim.

DKA-Suharekë ka shpallur konkurs për pesë mësimdhënës, një në SHFMU “Dëshmorët e Greikocit” në Greikoc, dy në SHMT “Skënder Luarasi” në Suharekë dhe dy në IAAP “Abdyl Ramaj” në Shirokë.

1. SHFMU “Dëshmorët e Greikocit” në Greikoc

Një mësimdhënës/e për lëndën e muzikës me plotësim orësh në shkollat tjera (zëvendësim i pushimit të lehonisë).

2. SHMT “Skënder Luarasi” në Suharekë

Një mësimdhënës/e për lëndën e elektroteknikës;
Një mësimdhënës/e për lëndët dizajn i tekstilit dhe veshjeve për 15 orë mësimi në javë.

3. IAAP “Abdyl Ramaj” në Shirokë

Një mësimdhënës/e për lëndët e infermierisë për 10 orë praktikë profesionale;
Një mësimdhënës/e për lëndët laborant mjekësor për 10 orë praktikë profesionale.

Nga DKA-Suharekë kanë theksuar edhe kushtet për aplikim, ku për të gjitha vendet e lira të punës të shpallura në konkurs kërkohet përgatitje adekuate profesionale sipas normativit.

Afati për pranimin e aplikacioneve është 8 ditë, nga dita e publikimit në faqen zyrtare të Komunës së Suharekës dhe tabelën e shpalljeve të DKA-së.