DKA në Suharekë hap konkurs për tre mësimdhënës/e dhe katër edukator/e
Komuna e Suharekës ka njoftuar se Drejtoria e Arsimit në Suharekë ka hapur konkurs për disa vende të lira pune.
Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë ka njoftuar se ka hapur konkurs për 7 vende të lira pune, raporton SuharekaOnline.
Sipas njoftimit të DKA-së bëhet e ditur se konkursi është hapur për pozitat si:
– një mësimdhënës/e për lëndën e gjuhës shqipe në SHMFU “Edit Durham” në Mushtisht,
– një mësimdhënës/e për lëndën e matematikës në SHFMU “Vëllezërit Frashëri” në Bukosh,
– një mësimdhënës/e për lëndën e gjeografisë në SHFMU “Hasan Prishtina” në Semetisht
Sipas njoftimit të DKA-së kërkohen edhe tri edukator/e për fëmijët 3-6 vjeç në IP “Flutrat” në Suharekë (një edukatore në Suharekë edhe dy edukator/e për paralelen në Bukosh) dhe një edukator/e për fëmijët mosha 0-3 vjeç.
Afati i pranimit për këto pozita fillon nga data 05.11.2024 deri më datë 04.12.2024.