DKA-Suharekë shpall konkurs për 5 vende të lira të punës në disa shkolla

14.10.2022

Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Komunën e Suharekës ka shpallur konkurs pune për dy sekretare/e shkolle, një psikolog/e dhe ka rishpallur konkursin për një mësimdhënës/e dhe një punëtor teknik-ndihmës. DKA-Suharekë ka shpallur konkurs për një sekretar/e shkolle në SHFMU “Shaban Mazreku” në Sopijë, një sekretar/e shkolle në SHFMU “Lidhja e Prizrenit” në Budakovë me […]

DKA-Suharekë shpall konkurs për 5 vende të lira të punës në disa shkolla Foto: Ilustrim

Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Komunën e Suharekës ka shpallur konkurs pune për dy sekretare/e shkolle, një psikolog/e dhe ka rishpallur konkursin për një mësimdhënës/e dhe një punëtor teknik-ndihmës.

DKA-Suharekë ka shpallur konkurs për një sekretar/e shkolle në SHFMU “Shaban Mazreku” në Sopijë, një sekretar/e shkolle në SHFMU “Lidhja e Prizrenit” në Budakovë me plotësim norme në SHFMU “Ismet Jashari-Kumanova” në Javor. Po ashtu konkursi është hapur edhe për një psikolog/e në Institucionin Parafillor “Fluturat” në Suharekë.

Kandidatët e interesuar për këto pozita mund të aplikojnë prej datës 14.11.2022 deri me datë 28.11.2022.

Ndërkaq, konkursi është rishpallur për një mësimdhënës/e për lëndën e TIK-ut për kohë të caktuar deri me datë 31.08.2023 (zëvendësim) në SHFMU “Dëshmorët e Greikocit” në Greikoc dhe një punëtor teknik-ndihmës për kohë të caktuar deri me datë 31.08.2023 (zëvendësim) në SHFMU “Shaban Mazreku” në Sopijë.

Kandidatët e interesuar për këto pozita mund të aplikojnë nga 14.10.2022 deri me datë 21.10.2022.