DKA-Suharekë shpall konkurs për 13 mësimdhënës, dy edukatore e dy bashkëpunëtor

20.07.2022

Sipas konkursit të datës 15 korrik 2022, janë shpallur 17 vende të lira pune në 7 shkolla fillore, në një institucion parafillor dhe dy shkolla të mesme profesionale. Afati për pranimin e aplikacioneve është 15 ditë nga data 18.07.2022 deri më 01.08.2022. Konkursi është shpallur për këto shkolla fillore, të mesme profesionale dhe institucionet parafillore: […]

DKA-Suharekë shpall konkurs për 13 mësimdhënës, dy edukatore e dy bashkëpunëtor Foto: Ilustrim

Sipas konkursit të datës 15 korrik 2022, janë shpallur 17 vende të lira pune në 7 shkolla fillore, në një institucion parafillor dhe dy shkolla të mesme profesionale.

Afati për pranimin e aplikacioneve është 15 ditë nga data 18.07.2022 deri më 01.08.2022.

Konkursi është shpallur për këto shkolla fillore, të mesme profesionale dhe institucionet parafillore:

1. SHFMU “V.P. Shkodrani” në Leshan
– Një mësimdhënës/e për lëndën e historisë.

2. SHFMU “28 Nëntori” në Dobërdelan
– Një mësimdhënës/e për lëndën e gjuhës dhe letërsisë shqipe.

3. SHFMU “Ramë Bllaca” në Bllacë
– Një mësimdhënës/e për lëndën e biologjisë (zëvendësim i pushimit të lehonisë);
– Një mësimdhënës/e për lëndën histori – edukatë qytetare (për kohë të caktuar deri në përfundimin e mandatit të drejtorit);
– Një mësimdhënës/e për lëndën e fizikës për 10 orë (për kohë të caktuar deri në përfundimin e mandatit të drejtorit).

4. SHFMU “Sadri Duhla” në Duhël
– Një mësimdhënës/e të mësimit klasor (zëvendësim i pushimit të lehonisë).

5. SHFMU “Dëshmorët e Greikocit” në Greikoc
– Një mësimdhënës/e për lëndën e muzikës me plotësim orësh në shkollat tjera (zëvendësim i pushimit të lehonisë).

6. SHFMU “Besim Ndrecaj” në Maqitevë
– Një mësimdhënës/e të mësimit klasor.

7. SHFMU “Hasan Prishtina” në Semetisht
– Një mësimdhënës/e të mësimit klasor (zëvendësim i pushimit të lehonisë).

8. IP “Fluturat” në Suharekë
– Një edukatore/e për paralelen në Mushtisht (zëvendësim i pushimit të lehonisë);
– Një edukatore/e për paralelen në Studençan (zëvendësim i pushimit të lehonisë).

9. IAAP “Skënder Luarasi” në Suharekë
– Një mësimdhënës/e për lëndën e gjuhës gjermane për 11 orë;
– Një mësimdhënës/e për lëndët e elektroteknikës;
– Një mësimdhënës/e për lëndët dizajn i tekstilit dhe veshjeve për 15 orë.

10. IAAP “Abdyl Ramaj” në Shirokë
– Një mësimdhënës për lëndët e mjekësisë për 10 orë;
– Një bashkëpunëtor për lëndët e infermierisë për 10 orë praktikë profesionale;
Një bashkëpunëtor për lëndët laborant mjekësor për 10 orë praktikë profesionale.

Konkursi-nr.748-per-mesimdhenes