DKA-Suharekë publikon rezultatet përfundimtare për dy mësimdhënës/e dhe një punëtor/e teknik-ndihmës

17.05.2022

Drejtoria Komunale e Arsimit ka marrë vendim për përzgjedhjen e kandidatëve në bazë të pikëve të fituara në testin me shkrim dhe intervistën me gojë, sipas konkursit me nr. të protokollit 05Nr. 381, të datës 30.03.2022, sipas listave të më poshtme. Konkursi ka qenë i shpallur për një mësimdhënës/e për lëndën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe […]

DKA-Suharekë publikon rezultatet përfundimtare për dy mësimdhënës/e dhe një punëtor/e teknik-ndihmës Foto: Ilustrim

Drejtoria Komunale e Arsimit ka marrë vendim për përzgjedhjen e kandidatëve në bazë të pikëve të fituara në testin me shkrim dhe intervistën me gojë, sipas konkursit me nr. të protokollit 05Nr. 381, të datës 30.03.2022, sipas listave të më poshtme.

Konkursi ka qenë i shpallur për një mësimdhënës/e për lëndën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në SHFMU “Dëshmorët e Tivarit” në Peqan, një mësimdhënës/e për lëndën Histori – Edukatë Qytetare në SHFMU “Sadri Duhla” në Duhël dhe një punëtor/e teknik/ndihmës në SHFMU “Dituria” në Samadraxhë.

Këshillë juridike: Kandidatët e pakënaqur kanë të drejtë ankese në Komisionin për Ankesa dhe Parashtresa në nivel komune, në afat prej 8 ditësh nga publikimi i rezultateve në faqen zyrtare të komunës dhe në tabelën e shpalljeve të DKA-së.

Vendim-per-konkurs