DKA-Suharekë shpall konkurs për 6 vende të lira të punës në këto shkolla

03.11.2022

Drejtoria e Arsimit në Suharekë (DKA) ka njoftuar se ka hapur konkurs pune për plotësimin e vendeve të lira të punës në disa shkolla të komunës. DKA- Suharekë ka njoftuar se në bazë të nenit 8 të Ligjit të punës nr.03/L-212, nenit 35 të Ligjit për arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës me nr. 04/L-032, […]

DKA-Suharekë shpall konkurs për 6 vende të lira të punës në këto shkolla Foto: Ilustrim

Drejtoria e Arsimit në Suharekë (DKA) ka njoftuar se ka hapur konkurs pune për plotësimin e vendeve të lira të punës në disa shkolla të komunës.

DKA- Suharekë ka njoftuar se në bazë të nenit 8 të Ligjit të punës nr.03/L-212, nenit 35 të Ligjit për arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës me nr. 04/L-032, nenit 5 të Ligjit për arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës nr. 03/L-068, UA nr. 05/2021, udhëzimit administrativ nr.07/2017 për rregullimin e procedurave për themelimin e marrdhënies së punës në sektorin publik ka hapur konkurs pune për plotësimin e vendeve të punës në disa shkolla të Komunës së Suharekës.

Shkollat në të cilat është hapur konkursi janë: Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Ramë Bllaca” në Bllacë, SHFMU “7 Marsi” në Suharekë, SHFMU “Dituria” në Samadraxhë, SHFMU “Dëshmorët e Greikocit” në Greikoc, shkruan SuharekaOnline.

Poashtu, Drejtoria e Arsimit në Suharekë ka njoftuar se konkursi për plotësimin e vendeve të punës është hapur edhe për Institucionin Parashkollor “Flutrat” në Suharekë dhe në Gjimnazin “Jeta e re”.

DKA-Suharekë bënë të ditur se afati për pranimin e aplikimeve është pesëmbëdhjetë (15) ditë.