DKA-Suharekë anulon konkursin për një mësimdhënës dhe një punëtor teknik/ndihmës

14.10.2022

Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Komunën e Suharekës më 22 shtator të këtij viti kishte hapur konkurs pune për disa pozita, ndër to edhe për një mësimdhënës/e për lëndën e TIK-ut dhe një punëtor teknik/ndihmës. Ndërkaq, përmes një njoftimi DKA-Suharekë ka bërë të ditur se ka anuluar pjesërisht konkursin. Në këtë konkurs janë anuluar […]

DKA-Suharekë anulon konkursin për një mësimdhënës dhe një punëtor teknik/ndihmës Foto: Ilustrim

Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Komunën e Suharekës më 22 shtator të këtij viti kishte hapur konkurs pune për disa pozita, ndër to edhe për një mësimdhënës/e për lëndën e TIK-ut dhe një punëtor teknik/ndihmës.

Ndërkaq, përmes një njoftimi DKA-Suharekë ka bërë të ditur se ka anuluar pjesërisht konkursin.

Në këtë konkurs janë anuluar dy pozita, për një mësimdhënës për lëndën e TIK-ut për kohë të caktuar deri me datë 31.08.2023 (zëvendësim) në SHFMU “Dëshmorët e Greikocit” në Greikoc, dhe një punëtor teknik/ndihmës për kohë të caktuar deri me datë 31.08.2023 (zëvendësim).

Po ashtu, nga DKA-Suharekë kanë shtuar se pozitat e lartëcekura janë anuluar për shkak se nuk janë plotësuar kushtet e konkursit dhe në mungesë të numrit të aplikuesve.