DKA-Suharekë publikon listën e ngushtë të konkursit për 5 mësimdhënës/e
Më 24 gusht Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Komunën e Suharekës ka hapur konkurs për pesë mësimdhënës/e në disa shkolla. Ndërkaq, tashmë DKA-Suharekë ka publikuar edhe listën e ngushtë të kandidatëve të këtij konkursi. Kandidatët që janë përfshirë në listën e ngushtë do t’i nënshtrohen testit me shkrim me datë 14 shtator 2022, me […]
Më 24 gusht Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Komunën e Suharekës ka hapur konkurs për pesë mësimdhënës/e në disa shkolla.
Ndërkaq, tashmë DKA-Suharekë ka publikuar edhe listën e ngushtë të kandidatëve të këtij konkursi.
Kandidatët që janë përfshirë në listën e ngushtë do t’i nënshtrohen testit me shkrim me datë 14 shtator 2022, me fillim prej orës 09:00 në Sallën e Bordit të KK Suharekë.
“Komisioni përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në bazë të kushteve dhe kritereve të përcaktuara sipas konkursit 05 Nr.793, të datës 24.08.2022 përpilon listën e ngushtë të kandidatëve të cilët do t’i nënshtrohen testit me shkrim me datë: 14.09.2022, ora: 09:00, në Sallën e Bordit të KK Suharekë”, thuhet në njoftimin e DKA-së.
1. SHFMU “Dëshmorët e Greikocit” në Greikoc – një mësimdhënës/e për lëndën e muzikës
| Emri dhe mbiemri | Aplikon në lëndën | Aplikon në shkollën |
| Genc Behluli | Muzikë | SHFMU “Dëshmorët e Greikocit” – Greikoc |
| Hektor Kryeziu | Muzikë | SHFMU “Dëshmorët e Greikocit” – Greikoc |
2. IAAP “Skënder Luarasi” në Suharekë – një mësimdhënës/e për pozitën: Elektrotenikë
| Emri dhe mbiemri | Aplikon për pozitën | Aplikon në shkollën |
| Visar Berisha | Elektroteknikë | IAAP “Skënder Luarasi” – Suharekë |
| Shukri Kryeziu | Elektroteknikë | IAAP “Skënder Luarasi” – Suharekë |
| Blerina Bylykbashi | Elektrotenikë | IAAP “Skënder Luarasi” – Suharekë |
2.1 IAAP “Skënder Luarasi” në Suharekë – një mësimdhënës/e për pozitën: Dizajn i tekstilit dhe veshjeve
| Emri dhe mbiemri | Aplikon për pozitën | Aplikon në shkollën |
| Bleona Hoxha | Dizajn i tekstilit dhe veshjeve | IAAP “Skënder Luarasi” – Suharekë |
| Dafina Isufi | Dizajn i tekstilit dhe veshjeve | IAAP “Skënder Luarasi” – Suharekë |
| Mehreme Elshani | Dizajn i tekstilit dhe veshjeve | IAAP “Skënder Luarasi” – Suharekë |
3. IAAP “Abdyl Ramaj” në Shirokë – një mësimdhënës/e, praktikë profesionale 10 orë, për pozitën: Infermieri
| Emri dhe mbiemri | Aplikon për pozitën | Aplikon në shkollën | Aplikacioni i dytë |
| Drenushë Salihu | Infermieri | IAAP “Abdyl Ramaj” – Shirokë | // |
| Blerta Bajraktari | Infermieri | IAAP “Abdyl Ramaj” – Shirokë | Laborant mjekësor |
| Hykmete Bajraktari | Infermieri | IAAP “Abdyl Ramaj” – Shirokë | Laborant mjekësor |
| Valbona Zeqiraj | Infermieri | IAAP “Abdyl Ramaj” – Shirokë | // |
3.1 IAAP “Abdyl Ramaj” në Shirokë – një mësimdhënës/e, praktikë profesionale 10 orë, për pozitën: Laborant mjekësor
| Emri dhe mbiemri | Aplikon për pozitën | Aplikon në shkollën | Aplikacioni i dytë |
| Hykmete Bajraktari | Laborant mjekësor | IAAP “Abdyl Ramaj” – Shirokë | Infermieri |
| Krenare Bajraktari | Laborant mjekësor | IAAP “Abdyl Ramaj” – Shirokë | // |
| Blerta Bajraktari | Laborant mjekësor | IAAP “Abdyl Ramaj” – Shirokë | Infermieri |
Kandidatët të cilët nuk janë përfshirë në listën e ngushtë kanë të drejtë në afat prej tre ditësh të paraqesin vërejtjet e tyre në përpilimin e listës së ngushtë te komisioni përzgjedhës.