DKA-Suharekë hap konkurs pune për dy psikolog/e për IP “Fluturat” në Suharekë dhe SHFMU “Sadri Duhla” në Duhël

18.01.2023

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë ka njoftuar se ka hapur konkurs pune për dy psikolog/e në disa shkolla të komunës. DKA-Suharekë ka njoftuar se ka hapur konkurs për plotësimin e vendit të punës për dy psikolog/e, një në Institucionin Parashkollor “Fluturat” në Suharekë dhe një në SHFMU “Sadri Duhla” në Duhël, raporton SuharekaOnline. Në […]

DKA-Suharekë hap konkurs pune për dy psikolog/e për IP “Fluturat” në Suharekë dhe SHFMU “Sadri Duhla” në Duhël Foto: Ilustrim

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë ka njoftuar se ka hapur konkurs pune për dy psikolog/e në disa shkolla të komunës.

DKA-Suharekë ka njoftuar se ka hapur konkurs për plotësimin e vendit të punës për dy psikolog/e, një në Institucionin Parashkollor “Fluturat” në Suharekë dhe një në SHFMU “Sadri Duhla” në Duhël, raporton SuharekaOnline.

Në njoftim bëhet e ditur se koeficienti i pagës për këto pozita është 6.6, ndërsa kohëzgjatja e kontratës është e pacaktuar dhe orari i punës është i plotë.

Kualifikimi për këto dy pozita është Fakulteti Filozogjik, drejtimi psikologji sipas U.A. MASHT nr.34/ 2014.