DKA-Suharekë anulon konkursin për drejtorë në pesë shkolla

22.07.2021

Drejtoria e Arsimit në Suharekë më 14 maj të këtij viti kishte hapur konkurs për drejtorë në disa shkolla të kësaj komune. Ndërsa, sot DKA-Suharekë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se është anuluar pjesërisht konkursi. Drejtoria Komunlae e Arsimit në Suharekë bazuar në procesverbalin e datës 21.07.2021 të komisionit përzgjedhës për zhvillimin e […]

DKA-Suharekë anulon konkursin për drejtorë në pesë shkolla Foto: Ilustrim

Drejtoria e Arsimit në Suharekë më 14 maj të këtij viti kishte hapur konkurs për drejtorë në disa shkolla të kësaj komune.

Ndërsa, sot DKA-Suharekë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se është anuluar pjesërisht konkursi.

Drejtoria Komunlae e Arsimit në Suharekë bazuar në procesverbalin e datës 21.07.2021 të komisionit përzgjedhës për zhvillimin e procedurave të rekrutimit, njofton se anulohet pjesërisht konkursi 05 nr.896 datë 14.05.2021 për drejtorë në pesë shkolla fillore.

Anulimi i konkursit për drejtorë është bërë për këto shkolla: SHFMU “Migjini” – Gjinoc, SHFMU “Dëshmorët e Greikocit” – Greikoc, SHFMU “Bajram Curri” – Nishor, SHFMU “Naum Veqilharxhi” – Mohlan dhe SHFMU “Drita” – Gelancë.

Pozitat e lartëcekura anulohen për shkak të mos përmbushjes së kushteve dhe kritereve të cilat kërkohen me Udhëzimin Administrativ nr.151/2020 të datës 22.12.2020.

Njoftim-per-Anulim-Konkursi