Dështon konkursi i brendshëm për zëvendës drejtor të QKMF-Suharekë

21.04.2022

“Në bazë të nenit 8 të pika 1 dhe 2 Ligjit të punës Nr-03/L-212 dhe sipas Autorizimit të Kryetarit të Komunës 01.Nr.016-18550 datë 17.03.2022, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale shpallë këtë: Konkurs brendshëm, titulli i vendit të punës: Zëvendës drejtor i QKMF-së, kategoria dhe grada e vendit të punës: Koeficienti: H-6, H-850, orari i […]

Dështon konkursi i brendshëm për zëvendës drejtor të QKMF-Suharekë Foto: Ilustrim

“Në bazë të nenit 8 të pika 1 dhe 2 Ligjit të punës Nr-03/L-212 dhe sipas Autorizimit të Kryetarit të Komunës 01.Nr.016-18550 datë 17.03.2022, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale shpallë këtë: Konkurs brendshëm, titulli i vendit të punës: Zëvendës drejtor i QKMF-së, kategoria dhe grada e vendit të punës: Koeficienti: H-6, H-850, orari i punës: 40 orë në javë”, thuhej në njoftimin e DSHMS-së.

Sipas dokumentit të siguruar nga SuharekaOnline ishte bërë e ditur se kohëzgjatja e kontratës është me afat të pacaktuar sipas Ligjit të Punës nr.03/L-212 dhe se të drejtë aplikimi kishin stafi i QKMF-Suharekë.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë ka njoftuar se ky konkurs i brendshëm për zëvendës drejtor të QKMF-Suharekë ka dështuar, ku këtë njoftim e ka marrë Paneli Intervistues.

“Në bazë të nenit 6 të Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017 për Rregullimin e procedurave të konkursit në Sektorin Publik dhe në bazë të kushteve dhe kritereve të përcaktuar sipas konkurs të Brendshëm të shpallur 06-Nr-596 të datës 28.03.2022 të shpallur në Web faqen e Komunës, për plotësimin e vendit të lirë të punës pozitën Zëvendës drejtor i QKMF-së në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Social, Paneli Intervistues merr këtë njoftim”.

Tutje në njoftim është bërë e ditur se ka dështuar Konkursi i Brendshëm i shpallur nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të datës 28.03.2022, me numër të protokolit 06-Nr-596, për pozitën Zëvendës Drejtor i QKMF-së pasi që nuk është plotësuar kriteri sipas nenit 6 të Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017 për Rregullimin e procedurave të konkursit në Sektorin Publik.

Apr-21-Doc-2