Depërtimi i bizneseve në tregun evropian, faktor në hapjen e vendeve të reja të punës

Depërtimi i bizneseve në tregun evropian, faktor në hapjen e vendeve të reja të punës
Herolind Bytyçi

15.04.2021 / Suhareka

Disa nga produktet që prodhohen në Kosovë kanë arritur dhe po depërtojnë në vendet evropiane dhe botërore.

Kushtet e vështira financiare, paragjykimet në cilësinë e këtyre artikujve, por edhe mosliberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës për të lëvizur lirshëm në vende të Bashkimit Evropian, janë disa nga arsyet, që importi vazhdon të dominojë dukshëm nga eksporti, shkruan SuharekaOnline.

Në mesin e shumë kompanive kosovare është edhe një numër i madh i kompanive nga Suhareka që me sukses kanë depërtuar në tregun e jashtëm dhe produktet e tyre kanë pushtuar tregun ndërkombëtar.

Fabrika e Mobileve “TE NASERI” ka disa vite që produktet e saj po i eksporton në vende të ndryshme të Evropës si Gjermani, Zvicër, Itali, Austri, Francë.

Drejtori i kësaj fabrike në një prononcim për SuharekaOnline ka treguar se si kanë arritur që edhe gjatë kohës së pandemisë ta kenë rrjedhimisht një vazhdimësi te punëve kaq te suksesshme.

“Fal përkushtimit ne kemi rritur kapacitetin prodhues, jemi pajisur me teknologjinë e fundit dhe produktet që ne i prodhojmë janë sipas standarteve evropiane” ka thënë z.Gashi.

Ai gjithashtu ka treguar se pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia, ata kanë rritur numrin e punëtorëve për 35% dhe kjo fal edhe eksportit ndërkombëtar pasi që kërkesa ka ndikuar edhe në rritjen e stafit.

Duke treguar për eksportin në vendet evropiane Naser Gashi ka bërë të ditur se ndërmarrja që ai e drejton, eskporton deri në 40% të prodhimit në bazë të marrëveshjeve me partnerë ndërkombëtar.

RAPORTO