Budakovë, arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rënda

Budakovë, arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rënda
Eurolinda Zenelaj

27.04.2021 / Suhareka

Të hënën në fshatin Budakovë të Suharekës është arrestuar një person i dyshuar për vjedhje të rënda.

Në bazë të infomacione që ka SuharekaOnline është bërë e ditur se dje rreth orës 05:00 në fshatin Budakovë të Suharekës njësitet policore në vazhdën e implementimit të një plani operativo-hetimor, pas disa rasteve të vjedhjeve të rënda të cilat kanë ndodhur në këtë fshat që nga data 20 prill, 2021 kanë arritur që të ndalojnë një veturë.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ku përmes një komunikate për media kanë treguar se që nga data 20 prill, në këtë fshat janë kryer rreth 8 vjedhje të rënda nga një person i dyshuar me inicialet P.F i lindur më 1996, i cili kishte përdorur një automjet të cilin e kishte marr me qira nga një kompani në Ferizaj.

Poashtu policia ka bërë të ditur se pas verifikimit dhe kontaktimit me kompaninë hetuesit policor kanë arritur që të identifikojnë personin e dyshuar, ku përmes pajisjej GPS kanë verifikuar edhe lëvizjet e fundit dhe në bazë të tyre është bërë e ditur se automjeti ka qenë në vendin ku janë kryer vjedhjet.

”Në fshatin Budakovë të Suharekës, policia ka pranuar informacion se nga data 20 prill 2021, në këtë fshat u kryen rreth tetë vjedhje nëpër shtëpi. Hetuesit policor me profesionalizëm duke bashkëpunuar me qytetarë, shtuan patrullimet dhe vëzhgimet në këtë lokacion duke monitoruar çdo lëvizje e sidomos gjatë natës.

LEXO EDHE:  Suharekë, policia has në dy të mitur ndaj të cilëve ishte ushtruar dhunë, arrestohet babai

Me datë 26 prill 2021, në mbrëmje policët hetues vërejtën një automjet të dyshimtë në këtë zonë dhe filluan me verifikimin e tij. Automjeti ishte pronë e një kompanie e cila i jepte me qira (renta) nga Ferizaj.

Pas verifikimit dhe kontaktimit me kompaninë hetuesit identifikuan edhe personin e dyshimtë i cili e kishte marrë në shfrytëzim. Madje përmes pajisjes GPS verifikuan edhe lëvizjet e fundit, dhe në bazë të lëvizjeve automjeti kishte qenë në të gjitha lokacionet ku ishin kryer vjedhjet.

Në këtë rast u ndalua i dyshimti P.F i lindur në vitin 1996, dhe u intervistua në praninë e avokatit mbrojtës, i njëjti i pranoj të gjitha veprat penale të cilat i kishte kryer në bashkëpunim edhe me një të dyshuar tjetër i cili tani është i njohur për policinë. Të dyshimtit përdorën automjetin me qira për të kryer vjedhje ne këtë zonë, dhe brenda automjetit policia gjatë kontrollimit gjeti edhe një armë lodër.

Hetuesit informuan Prokurorin e Shtetit i cili vendosi që i dyshimti të ndalohet në mbajtje në afat prej 48 orë. Rasti është duke u hetuar dhe zyrtarët janë në kërkim edhe të personit tjetër të dyshimtë për të cilin kanë njohuri mbi identitetin e tij” thuhet në njoftimin e policisë.

Themele të sigurta të së ardhmes, N.T.P.SH “HALITI”, gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin...

Lexo më shumë

Të fundit